RËNDOHET SITUATA E GRIPIT DHE COVIDIT
Viruset e gripit dhe covidi kanë përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend. Në qendrat shëndetësore në Elbasan, por jo vetëm, ka numër të shtuar të pacientëve të cilët drejtohen për vizitë.
Eni Hasa, mjeke ne Qendrën Shëndetesore Nr.1 në Elbasan thekson për Televizionin Skampa se pjesa më e me e madhe testeve për Covid rezulton negativ edhe pse mjeket tanimë mjekojnë në bazë të simptomave që shfaqin, të cilat shpesh klinikisht flasin për covid.
Testet ndaj covid nuk i kapin variantet e Omicron Ba4 dhe Ba5, por njerëzit as nuk po testohen më.
Në vendin tonë dy ditë më parë u shënua një humbje jete për shkak të covid, ndërkohë që ka një rritje të hospitalizimeve në disa vende të botës, kryesisht tek të moshuarit. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për të bërë dozat booster të vaksinës.
Me këtë trend në rritje si të virozave, por edhe të dy viruseve të gripit, duke qarkulluar bashkë me atë të covid, pritet të përkeqësojnë situatën në muajin janar, ku gripi kapi pikun e tij.
Edlira Xherri



























