
Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarë. Teksa u shpreh për të gjitha sukseset dhe peripecitë që kanë ndeshur këtë vit, është pyetur edhe përbetejën elektorale të Elbasanit.
Sa i përket kësaj bashkie dhe kryebashkiakut Gledian Llatja, drejtuesi politik i Qarkut theksoi faktin se Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët. Një gjë të tillë e kanë verifikuar edhe sondazhet.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha gjithashtu se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë dhe vendi aktualisht nuk i kishte kushtet ekonomike të duhura.
Edlira XHERRI




























