Kryeministri Edi Rama ndau sot me publikun momente të tjera nga shpërndarja e dhuratave pranë familjeve në nevojë në këto ditë festash.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi dy familje në Berat, ku shpërndau dhurata për fëmijët në këtë prag festash.
“Në familjen e Enkelejda dhe Redinel Vrionit, prindër të katër vajzave përfitues të Programit të ri të Mbështetjes Ekonomike për nënat me tre ose më shumë fëmijë, ku ndamë disa dhurata për Vitin e Ri. Dhurata gjithashtu edhe për katër fëmijët e Artan dhe Eljana Xhemës, familje që mbështetet nga skema e ndihmës ekonomike, e cila është rritur pas vendimeve të fundit të qeverisë”, u shpreh Rama duke sjellë momentet e bukura nga ndarja e dhuratave.
Po ashtu, Kryeministri shprehu falënderime për dyqanin e fëmijëve HAMLEYS për dhuratat e bukura.
Ministrat e kabinetit qeveritar kanë qenë këto ditë festash pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë dhurata për fëmijët.



























