Një fabrikë me sfyngjer është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Elbasan.

Në fabrikën në pronësi të 53-vjeçarit Florenc Salibashi, që ndodhet pranë ish-kombinatit metalurgjik, në fshatin Katund i Ri prodhohej sfungjer. Punonjësit janë evakuuar dhe fatmirësisht, askush nuk është lënduar.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Ndërkohë, nuk dihen dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit, që ka shkaktuar dhe ndotje mjedisore, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.

Në vendngjarje, po punojnë 4 mjete dhe dhjetëra efektivë zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët.

 

Edlira Xherri