ATSH-MIA/- Më shumë se 100 politikanë, shkencëtarë dhe aktivistë nga Europa, Australia dhe SHBA kanë nënshkruar një letër të hapur duke kritikuar Partinë Komuniste të Kinës për fshehjen e zgjerimit të pandemisë me koronavirusin e ri në Wuhan.
Letra, e botuar sot në ”Hong Kong Free Press”, tregonte se janë fshehur informacionet kryesore për luftën kundër COVID-19.
Nënshkruesit e letrës, përfshirë deputetët, anëtarët e organizatave jo qeveritare dhe profesorët universitarë, theksuan se “burimi i pandemisë është në fshehjen e autoriteteve komuniste në Wuhan, në provincën Hubei”.
Ata theksuan se heshtja e “informatorëve” ka kontribuar drejtpërdrejtë në përhapjen e pandemisë. Nënshkruesit kujtojnë rastin e mjekut Li Venliang i cili vdiq nga pasojat e koronavirusi të ri.
“Pandemia globale na ka detyruar të përballemi me të vërtetën e dhimbshme, duke politizuar të gjitha aspektet e jetës, përfshirë shëndetin e njeriut, qeveria autokratike e Republikës Popullore të Kinës a ka vënë në rrezik të gjithëve”, theksohet në letrën e hapur.
Nënshkruesit vlerësuan individë që kritikuan Partinë Komuniste të Kinës, përfshirë gazetarët, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur ose janë në arrest shtëpiak.