Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me dy drejtues të lartë të OPDAT me të cilët diskutoi mbi ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi.
Manja u takua me Mary Kate Butterfield, Këshilltare Ligjore Rezidente OPDAT dhe Joseph R. Baldwin, Këshilltari i ri Rezident Rajonal për Kundërterrorizmin pranë kësaj zyre.
“Diskutuam për ecurinë dhe zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, si dhe për projekte të reja për të garantuar siguri maksimale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, informoi ai.



























