Shkrimtari Mihal Disho ka botuar librin e tij të 13-të, “Kosova e Vllehëve”.

Vlerësimin për veprimtarinë poetike të Z.Disho kurrë nuk mund ta quash të kryer, as nuk mund të quhet njëri libër i tij më i mirë se tjetri, sepse botimet e reja të japin idenë se janë gjithnjë më të arrirë sesa paraardhësit.

Televizioni Skampa i ka kushtuar një vemëndje të veçantë shkrimtarit, ndërsa ky i fundit tregon me tepër rreth librit te tij.

Në krijimtarinë e tij artistike, shkrimtari i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vllehëve dhe kjo jo rastësisht.

Edlira XHERRI