INFLACIONI “PREK” SHËN VALENTININ

Inflacioni nuk mund të mungonte pa infektuar edhe 14 shkurtin. Çiftet, të cilat kanë prenotuar më parë në restorante apo bare do detyrohen të paguajnë 15% më shtrenjtë në këtë ditë. Ekspertet tregojnë se pavarësisht çmimeve, rezervimet nuk janë ndalur.

Sakaq, në Elbasan ndryshe nga çdo vit tjetër ka një venitje jo vetem te shitjeve, prenotimeve dhe dhuratave, por edhe atmosferës në qytet.

Lulet gjithashtu kanë pësuar një rritje ky më i preferuari trëndafili, varionte nga 350 lekë deri në 500 lekë. Ndërsa kompozimet e ndryshme me lule e çokollata në formë dhurate nga 1500 lekë deri në 20 mijë lekë.

Edlira XHERRI