Dhe pse kanë 42 viteve së bashku çifti Gjata në Elbasan, tregojnë se kanë qenë gjithmonë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin. Në ditët me diell i gjen në shëtitjet e tyre të zakonshme dhe s’mund të mungonin as sot në ditën e të dashuruarve.

Cifti Gjata është simbol i asaj familje që pavarësisht të gjitha peripecive, ia kanë dalë të mbajnë gjallë dashurinë për njëri-tjetrin. Sot, ata kanë një mesazh për brezin e ri që të dashurojnë pastër dhe pa interes.

Shën Valentini mbetet përherë i veçantë për ta, pasi u kujton ditë të rëndesishme sfidat e shumta, vështirësitë dhe tashmë momentet e bukura të jetës me nipat e mbesat. Shën Valentini nuk është një festë ekskluzive vetëm për çiftet e reja.

Përjashtim nuk bëjnë as më të vjetërit, të cilët e shfrytëzojnë simbolikën e kësaj dite për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

Kështu ndodh me ciftin nga Elbasani të cilët përcjellin mesazhe kaq të vlefshme për ciftet e reja të ditëve të sotme, që fatkeqësisht për mosmarrveshjen me të vogël shkojnë drejt ndarjes.
Edlira XHERRI