ARTËDASHËSIT MBUSHIN TEATRIN
Teatri “Skampa” është një dashuri për artëdashësit elbasanas dhe kjo u vërtetua edhe në ditën e të dashuruarve. Mbremjen e djeshme është luajtur premiera “Një dasmë e hareshme”, me aktorët , Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha, dhe rezgji të Kiço Londos.
I emocionuar për atë çka dhuroi shfaqja, Londo shprehet se Elbasani është dashuri me vete.
Pas një pune të lodhshme duket se kimia mes aktorëve ka bërë që shfaqja jo vetëm të pritej mire, por për shkak të të gjithë energjisë që përcillte te duket sikur zgjati pak. Ndjesinë e lumturisë mbas mbarimit të shfaqjes e shprehin të gjithë aktorët.
Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave.
Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.
Edlira XHERRI


























