GURRA: NE I MBAJMË PREMTIMET
Një shkëndijë elektrike beri që shtepia e Përparim Skapit në Librashd të digjej plotesisht, pa shpëtuar asgjë, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë anëtar i familjes. Shpresat për të për një strehë kësaj familje ju shuan plotësisht, ndonëse gjatë një vizite atje kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, premtoi një shtëpi të re.
Sot që flasim familja e Përparim Skapit, jo vetëm që e ka shtepinë të re, por edhe me te mire seç e kishte, kjo falë premtimit te dhene dhe ndihmës nga qytetarë e biznese ne Librazhd. Gurra, gjatë vizitësh në shtëpine e re, theksoi se premtimet që jep, i mban.
Raste të tilla ku bashkia e Librazhdit ka ndihmuar familje në vështirësi janë të shumta, ndersa kryebashkiaku shprehet se askujt nuk do t’i mungojë ajo kur është mundesia.
Edlira Xherri



























