INVESTIMET E RËNDËSISHME TË BASHKISË
Me moton për qytetin, për sportin, për Elbasanin, investimet për të rilindur të gjitha disiplinat sportive në këtë qytet nuk kanë munguar. Bashkia e Elbasanit, gjatë këtij mandati 4-vjeçar, ia ka dalë të rikthejë të rinjtë dhe fëmijët në rrugën e sportit, me rikonstruksionin e ambienteve sportive dhe ringritjen e klubeve në qytet. Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, teksa më në fund Elbasani ka një skuadër futbolli që përfaqësohet denjësisht në kampionatet kombëtare dhe i luan ndeshjet në “Elbasan Arena”, pa harruar as klubin shumësportësh me lojërat me dorë. Kohët e fundit është rikontruktuar edhe pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, i transformuar në kushte bahskëkohore për të zhvilluar ndeshjet dhe kryer seancat stërvitore. Bashkia ka sjellë një kulturë të re të automostportit of road, me automo parkun që shihet si investimi më madhor. U ndërtuan terrenet sportive në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe u ndërtuan palestrat e shkollës “Bardhyl Popa”dhe “Jorgji Dilo”. Kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja” ka pësuar një transformim rrënjësor, aty ku çdo ditë stërviten me qindra talente të vegjël, të cilët në të ardhmen do të përfaqësojnë ngjyrat e qytetit të Elbasanit.
Edlira Xherri



























