Sot do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Gjatë takimit që do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
ADVERTISING
Rama dhe ministrat janë pritur në një ceremoni zyrtarë nga qeveria malazeze e më pas ka nisur mbledhaj me dyer të mbyllura mes dy qeverive.Rama dhe ministrat janë pritur në një ceremoni zyrtarë nga qeveria malazeze e më pas ka nisur mbledhaj me dyer të mbyllura mes dy qeverive.
Sipas axhendës, në orën 10:30 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa, në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.
Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Top Channel



























