
Koleksionimi i automjeteve të vjetra është një trend që vazhdon prej vitesh në Shqipëri, ndërkohë shumë koleksionistë me pasionin e tyre kanë arritur që të ruajnë dhe koleksionojnë makina me vlera të rralla historike.
Automjetet në fjalë që sot identifikohen zyrtarisht nën logon “Retro” posedohen nga koleksionistë të ndryshëm, të cilët me pasionin e tyre kanë arritur të ruajnë ndër vite, por edhe dekada makina të tilla unike në llojin e tyre.
Në mesin e koleksionistëve të automjeteve të vjetra dhe me vlera historike është edhe Pirro Rafti i cili aktualisht zotëron disa mjeta të tilla që pasurojnë koleksionin “Retro” në Shqipëri.Z.Rafti tregon për Televizionin Skampa dëshirën e tij për të koleksionuar sa më tëpër mjete te tilla, ndërsa thekson se këtë dashuri e ka trashëguar nga babai.
Rafti shprehet se për automjetet e tij, njerëzit apo institucionet shfaqin interes si për t’i pare nga afër ashtu edhe për t’i përdorur për evente apo ceremoni të ndryshme.Që një automjet të fitojë statusin “Retro” duhet të jetë i prodhuar të paktën përpara 30 vitesh, të jetë i përfshirë në listën e miratuar të institucioneve të mjeteve historike, të jetë i ruajtur apo i restauruar në formën e tij origjinale, të mos përdoret për qarkullim të përditshëm, të mos jetë më në prodhim, si dhe kritere të tjera.
Edlira XHERRI




























