Në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, Pololikashvili shprehu vullnetin për të qenë më aktiv dhe për të realizuar më tepër projekte së bashku, duke theksuar se panelet do t’i përdorë si pika të reja kontakt dhe si mundësi të reja.

Ai theksoi se tema e panelit për investimet është e rëndësishme sepse investimet krijojnë dhe hapin vendet e punës.

“Detyra jonë si Organizatë e Kombeve të Bashkuara është që të krijojmë dhe të hapim vende të reja pune. Dje harrova të përmend një projekt mjaft të rëndësishëm që po e zhvillojmë së bashku ku ne po mbështesim zhvillimin rajonal dhe fshatrat turistikë dhe i përgëzoj gjithë vendet që kanë fshatra të tilla. Ne e bëjmë këtë sepse duam dhe në këtë rast të krijojmë vende të reja pune dhe investimi në rajonet përkatëse është mënyra më e shpejtë dhe e thjeshtë për të krijuar vende pune dhe jam i sigurt që do rrisim numrin e fshatrave nga 500 në 600 e 700 në vitet në vijim”, u shpreh Pololikashvili.

Ai gjithashtu falënderoi dhe ministren Kumbaro për këtë organizim si dhe ka ftuar pjesëmarrësit të vizitojnë pikat turistike të Tiranës, pa harruar dhe bashkinë pasi siç shprehet ai është një tjetër pikë turistike.