ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas lajmeve të publikuara në disa medie për “çështjen Becchetti”.
Në një postim në “Twitter”, Rama theksoi se kjo çështje po përdoret në prag të fushatës për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 milionë euro. Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, u shpreh Rama.
Në disa medie, u publikua sot një shkrim ku thuhej se Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian, Francesko Becchetti.



























