Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Guni: Si mashtroi PD për rrugën “Tomorr Domi”
Bashkia e Elbasanit përgënjeshtroi një deklaratë të PD, në lidhje me investimin në rrugën “Tomorr Domi”, ish konservimi.
Nënkryetari i Bashkisë Artur Guni ishte sot në këtë rrugë për të treguar qartë investimin e bërë në fazën e parë e cila u shërben rreth 300 banorëve dhe vijimin e investimit në fazën e dytë të tij.
Guni tha se Bashkia e Elbasanit po respekton kontratën e saj me qytetarët dhe çdo informacion i pavërtetë, i shpërndarë për të hedhur baltë mbi punën e bashkisë, për interesa të ngushta politike, nuk do të ndalë punën e përditshme në shërbim të qytetarëve.
Të hedhësh baltë mbi çdo punë që Bashkia e Elbasanit, tha Guni, nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të një opozite që nuk pranon zhvillimin, por lufton vetëm për interesa të saj.
Investimi më herët është inspektuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Drejtuesi Politik i PS, Damian Gjiknuri të ciët po ashtu vunë në dukje faktin se investimi është i ndarë në dy faza dhe se ky investim do të vijojë më tej.



























