Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri së bashku Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe me Ministren e Arsimit Evis Kushi zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të Lagjes “Haxhias” në Elbasan. Gjiknuri vuri në dukje se këto zgjedhje janë një garë e rëndësishme për pushtetin vendor, gara për drejtimin e Elbasani dhe zhvillimin e tij. Kjo nuk është garë personale, tha Gjiknuri, dhe nuk mund të trajtohet si e tillë. Këtu është fati i një qyteti. Më tej sekretari i përgjithshëm i PS shprehu bindjen se Elbasani di të peshojë mirë gjërat e të marrë vendimin e duhur.

Kryetari i Bashkisë Z. Llatja u angazhua ta kthejë “Haxhiasin” në një lagje model. Elbasani tha Llatja është kthyer në kantier ndërtimi dhe ka të gjithë vëmendjen që meriton. Ai tha më tej se është e patolerueshme dhe e pafalshme që opozita shan Elbasanin dhe qytetarët e tij. Ata që sot pretendojnë të drejtojnë Elbasanin, tha Llatja, nuk e duan atë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u foli qytetarëve të lagjes “Haxhias për dallimin që sot kanë dy alternativat që i ofrohen Elbasanit. Alternativa që sipas saj janë letësisht të dallueshme.