Edi Rama: Në këtë podcast sot jam me Agim Xhindolin është një sipërmarrës i njohur fëmija i fundit i 12 fëmijëve.

Agim Xhindoli: Po. Mua më kujtohet se kur kam qenë i vogël kam fjetur dhe pa bukë. Nga mosha 14 vjec e deri më sot që jam 63 vjeç nuk kam pas mungesë për asgjë.

Rama: Si erdhi ideja e biznesit ndërkombëtarë  të gurit dhe mermerit?

Xhindoli: Vetëm me punë arritëm këtu ku jemi, hap pas hapi.

Rama: Pagat në fabrikën tende mënyra si trajtohen punëtorët, bindja jote që nuk ka asnjë arsye që njerëzit të ikin sepse praktikisht  nëse duna vërtetë të punojnë këtu janë mundësitë.

Xhindoli: Unë me familjen time nuk i themi punëtorë, por bashkëfamiljarë. Unë pagat i kam konkurruese me Europën.

Rama: po këta punëtorët që të ikën në Gjermani ?

Xhindoli: Jam kthyer, pardje më mori në telefon një inxhenier që iku këtu kishte një pagë prej 1500 eurosh më tha do vij përsëri. i thash deërën e ke të hapur.

Rama: Është një fazë shumë kritike kjo për biznesin dhe ekonominë. të themi të vërtetën ka dhe një pamje në realitetin shqptarë që është realiteti i shfrytëzimit të punonjësve. Le të marrim për shembull fasonët ka ardhur momenti që shumë nga ato gra që punuan 30 vjet tek maika qepse të dalin në pension . Tani ke shan ti që të ulësh në makinë qepse një vajzë të re me një pagë  të tillë. këto janë akte që nuk përputhen më me kohën. E para do të shkojë duke të munguar krahu i punës pasi njerëzit duan të jenë të mirëpaguar. Punonjësi është a-ja dhe zh-ja e një biznesi.

Top Channel