• Në bashkinë e Librazhdit kandidati i Partise Socialiste, Mariglen Disha, fiton ndaj kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Shefki Çota, me 6800 vota plus. Socialistët kanë fituar Bashkinë, por në këtë rast me një fitore mjaft të thellë, duke marrë besimin e qytetarëve. Disha në total mori 10364 vota, çka do të thotë 74.45%, ndersa Çota rezultoi me 3557 ose 25.55%. Disha pason në këtë detyrë kryebashkiakun aktual Kastriot Gurra, i cili qëndroi në krye të këtij institucioni për dy mandate dhe gjatë kësaj periudhe qyteti i Librazhdit pati shumë investime nga ana e qeverisë shqiptare. Sakaq, në zgjedhjet e vitit 2021, Librazhdi i dha socialistëve një nga fitoret më të thella në vend, me mbi 61% të votave të vlefshme në favor të tyre, përkundrejt 36% të votave që morën dy partitë e koalicionit opozitar, PD dhe LSI në atë kohë.