Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 11 raste të reja me Covid-19 në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një vatër të re infeksioni në Petrelë.

Burimet bëjnë të ditur se 5 nga 11 personat janë të të njëjtit trung familjar.

Kryeqyteti kryeson listën e personave të infektuar me 237 raste. Ndërkohë në total në gjithë Shqipërinë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 494.

Deri tani betejën me koronavirusin e kanë humbur 25 persona.

/Ora News.tv/