“Udhetimi magjik i të voglës bletë” ishte slogani i festës së organizuar nga shkolla “Ali Agjah” në Elbasan në mbyllje të ciklit parashkollor. Mësues, prindër dhe drejtoria e shkollës pas një punë të lodhshme arritën të konkretizonin në këtë festival magjik, ku me intepretimin e tyre vogëlushët dhuruan emocione te gjithë të pranishmëve, të cilët mbushën plot sallën e teatrit “Skampa”.
Këta vogëlushë janë të lindur për skenë, diçka që u vu re gjatë interpretimit të shkëlqyer të tyre ne shfaqen “Udhetimi magjik i të voglës bletë”.
Udhetimi magjik i të voglës bletë përfundon këtu, por mësuesja që e ideoi këtë shfaqje është e bindur se udhetimi i këtyre vogëlushëve do te jete një spektakël në vijimësi.
Edlira XHERRI



























