Muzika ka fuqinë të formësojë cilësisht ndjesitë më pozitive të Shpirtit dhe, nëse ka fuqinë për ta bërë këtë, të afrojmë sa më shumë Artistë të Rinj dhe t’i edukojmë Ata, t’a përcjellin këtë botë të bukur me Dashuri e Pasion të veçantë…

Me këtë synim u organizua në Elbasan ne ditën botërore te muzikës, një koncert Gala me pjesmarrjen e tenorëve tanë të mëdhenj, Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha dhe dirigjentin Dimitri Scarlato nga Italia.

Koncerti Gala, i kthyer tashmë në traditë, zhvillohet për të përcjellë ndjesitë e bukura që të fal muzika, por edhe për të mbështetur te rinjte e talentuar, të cilët me intepretimin e tyre ne kete natë të veçantë i dhanë emocione publikut artëdashës elbasanas.

Tenori Kastriot Tusha, pas kësaj mbrëmje te veçantë, shprehet i emocionuar, pasi ato që i fal vendlindja nuk i provon në skena të tjera.

Vlen te theksohet se protagonistët kryesor në këtë koncert Gala janë artistë të rinj, të talentuar e me të Ardhme të sigurt.

Edlira XHERRI