Për shkak të shirave të rrëmbyer të mbrëmjes së djeshme ka humbur jetën një 52-vjeçar nga fshati Letëm i Librazhdit.
52-vjeçari,me iniciale Sh. L., punonte si roje i kanalit vaditës Koshorisht-Zgosht. Ai është goditur nga rrufeja dhe ka përfunduar në ujin e kanalit.
Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Edlira Xherri / Elbasaninews.al



























