Nxënësit e klasave të nënta në të gjithë vendin, zhvilluan sot provimin e lirimit në gjuhën e huaj, duke mbyllur kështu një fazë të rëndësishme në arsimin bazë të detyruar. Në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan komentet në përfundim ishin pozitive, me nxënësit që dolën nga klasat të lehtësuar dhe pa kritika për vështirësinë e tezës. Ata u shprehen gjithashtu se besojne se kane dale mire.
Koha e testimit edhe këtë herë ishte parashikuar 2 orë e 30 minuta, ndërsa mbarëvajtja nuk hasi problematika.
Edlira Xherri



























