Kanalet vaditëse e kulluese në Bashkinë e Elbasanit janë duke u pastruar dhe hapur për t’i shërbyer fermerëve. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, beri me dije se ekipet Agjensise së Shërbimeve Publike po punojnë pa pushim për pastrimin e kanaleve vaditëse në çdo zonë rurale të Elbasanit.
Z. Llatja bëri me dije se janë të gatshëm t’i vijnë në ndihmë çdo fermeri që vaditja t’i shkojë në parcelë.
Pastrimi i këtyre kanaleve mundëson që uji të shkojë në çdo parcelë për produktet bio të fermerëve të zonës e po kështu bën të mundur që uji i shirave të mos përmbytë tokat bujqësore dhe zonat përreth banesave të fermerëve.
Kreu i Bashkisë theksoi se ringritja e sistemit te kullimit të tokave bujqësore ndikon direkt në rritjen e cilësisë dhe prodhimit bujqësor vendas.
Edlira XHERRI































