Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, thotë se goditja e turizmit është e pashmangshme.

Në “Tempora” në Rtv Ora, ajo tha se edhe sikur të gjithë shqiptarët të vendosin të pushojnë në Shqipëri, sërish ky sektor do të ketë rënie.

Denaj: Mendoj që rënia në turizëm do të jetë i pashmangshëm këtë vit edhe sikur produkti i solidaritetit shqiptar për të bërë pushime vetëm në Shqipëri nuk do ta kompensonte kurrë sepse edhe familja, secili nga ne, do të shpenzojë më pak këtë vit sesa do të kishte shpenzuar një vit më parë. Në çdo aspekt turizmi është i goditur. Edhe shtyrja e tatim-fitimit vlen për të mirëkuptuar këtë problem.

Janë të gjithë parametrat për të bërë një politikë më të gjerë të mbështetjes. Ndoshta një paketë e tretë. Shpresoj që për industrinë ushqimore, turizmin, ndërtimin dhe industritë e përpunimit dhe ato nxjerrëse, hapja e tregjeve ndërkombëtare të na ndihmojë për të rideminsionuar vetëveten por edhe të mësojmë nga gabime të bëra vitet e shkuara. Nuk kemi nevojë për 10 fakrika qumështi kur mund të kemi tre.Kemi kërkuar dhe do ta bëjmë funksionale deri në fund të majit ngritjen e grupeve teknike mes biznesit dhe përfaqësues të këtyre tre industrive për të mundësuar që pjesa e rimëkëmbjes të vijë edhe si qasje proaktive nga vetë zëri i biznesit përtej asaj që po mendon çdo Ministri.

(oranews)