16% E PERSONAVE MBI 65 VJEÇ VAZHDOJNË PUNËN

Numri i pensionistëve që raportohen si të punësuar ka pësuar rritje dekadën e fundit. Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende të pune sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni.
Grafiku i mëposhtëm tregon se popullsia mbi 64 vjeç po rritet me shpejtësi, por nga ana tjetër edhe numri i tyre që vijojnë punën ka ardhur në rritje. Në Elbasan pensioniste theksojnë se janë vështirësite ekonomike që i detyrojnë të kërkojnë të punojnë, ose të jetojnë me vështirësi.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022 numri i pensionistëve të punësuar u rrit me 17%. Shifrat zyrtare tregojnë se pensionistët kanë norma më të larta punësimi në tremujorin e dytë dhe të tretë te çdo viti, ku përkon edhe kulmi i sezonit turistik dhe bujqësor.

Edlira XHERRI