Është zhvilluar sot mbledhja e Konstituimit të Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

I zgjedhur me shumicë të konsiderueshme votash në zgjedhjet e 14 Majit, Gledian Llatja bëri betimin në mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë së Elbasanit.
Në fjalën e tij Llatja tha se në 4 vitet e ardhshme do të vazhdojë t’u shërbejë qyterarëve të Elbasanit, në qytet e fshat, pa dallime partiake.
Kryebashkiaku Llatja falenderoi edhe njëherë përulësisht qytetarët që besuan në punën dhe integritetin e tij.
Teksa uroi këshilltarët në detyrën e tyre, Llatja i kërkoi këshillit të ri bashkiak të jetë bashkëpunues në shërbim të qytetit e qytetarëve për të bërë më të mirën përsa i përket zhvillimit ekonomik, turistik e infrastrukturor.
Kryetar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit u zgjedh me shumicë votash, Lutfi Lala i Partisë Socialiste.
Këshilli Bashkiak i Elbasani përbëhet nga 51 anëtarë. Në këtë këshill PS ka shumicën.