Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes rrëshkitja e një masivi shkëmbor ka bllokuar aksin rrugor Gjinar-Zavalinë, pranë fshatit Pashtresh.

 

Me të marrë njoftimin, rreth orës 07:00 Agjensia e Shërbimeve Publike është ndodhur aty duke punuar për zhbllokimin e rrugës.

 

Puna është vështirësuar pasi lëvizja e masivit shumë të madh shkëmbor ka kërkuar ndërhyrjen me mjete të rënda.

 

Bashkia Elbasan u shpreh ndjesën udhëtarëve për shqetësimin e krijuar duke kërkuar edhe mirëkuptimin e tyre përpara këtyre shkaqeve natyrore dhe të paparashikueshme.

 

Ekipet tona janë duke zhvendosur mjetet e rënda drejt Zavalinës dhe shumë shpejt, paraditen e së shtunës rruga do të jetë e aksesueshme.

 

Për shkak të erozionit, në këtë zonë rrëshkitjet janë të vazhdueshme. Disa herë punonjësit tanë janë përballur me një situatë të ngjashme, duke e zgjidhur në kohë rekord atë.