Ditën e enjte paradite Kryetari i Bashkis Cërrik Andis Salla ka mikpritur në pikën e kompostimit në Cërrik, ekspertët e rrjetit sektorial SENEGAGREEN të përfaqësuesve nga disa shtete të GIZ si Ukraina, Uzbekistani, Gjeorgjia, Gjermania, Afganistani, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kryebashkiaku Salla bashkë me ekspertët e këtyre shteteve vizituan pikën e kompostimit të mbetjeve bujqësore, ku panë nga afër menaxhimin e parë të aplikuar të mbetjeve bujqësore në Shqipëri. Shkëmbimi i praktikave të mira dhe modeleve të suksesshme, siç është kjo pikë komposti, i hap rrugën mundësive të reja për zhvillim reciprok midis nesh -tha kryebashkiaku Andis Salla.