Operacionet humanitare në gjithë vendin po vijojnë ndërkohë që deri tani janë ndihmuar me ushqime dhe barna mjekësore 263 093 familje dhe individë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto operacione, ndërsa theksoi se “vetëm sot janë ndihmuar 14 302 familje dhe individë”.
Konkretisht në Berat janë ndihmuar 392 familje, në Tiranë 1096 familje, në Elbasan 414 familje, në Kukës 572 familje, në Dibër 372 familje, në Korçë 5652 familje dhe në Shkodër 2037 familje.
Po ashtu, në Gjirokastër janë ndihmuar 2429 familje, në Lezhë 481 familje, në Durrës 308 familje, në Vlorë 166 familje dhe në Fier 383 familje.
“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, tha Rama. /m.m/ /a.a//r.e/atsh