Halloween-i, ashtu si në vendet e tjera, u festua edhe në Shqipëri, me shumë persona që u veshën si personazhe të ndryshme në ditën e rikthimit të shpirtrave të vdekur.

Në listën e këtyre personave nuk munguan as vajzat e showbizz-it shqiptar, të cilat morën një vëmendje të madhe në rrjetet sociale me kostumet që kishin zgjedhur.

Oriola Marashi zgjodhi një kostum sexy, teksa personazhi i saj ishte “Madame-Web” nga Spiderman. Në postimet e saj, modelja nuk i kurseu t’i tregonte as format e saj të nxehta.

Modelja tjetër e njohur, Trejsi Sejdini, gjithashtu u shfaq më seksi se kurrë në kostumin e saj, teksa personazhi që zgjodhi ishte gjithashtu një super-hero, “She Hulk”.

Nga një super-heroinë te një tjetër, me moderatoren Lei Kraja që u vesh si “Wonder Woman”.

Nuk munguan as personazhet e filmave horror, me Einxhel Shkirën që zgjodhi të vishej si “Chucky”.

Nga ana tjetër, Dea Mishel zgjodhi personazhin e krijuar nga autori Tim Burton, “Corpse Bride”.

FOTO GALERI
1/10

Oriola Marashi – Madame Web

Top Channel