Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet shënuan 19% rritje në sasi gjatë periudhës janar-tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
“Ecuria e qëndrueshme e sektorit na bën besimplotë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte deri në vitin 2030”, theksoi ajo.
Politikat e mbështetjes ndaj fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural, kanë nxitur prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që po konkurrojnë për cilësinë e lartë edhe në tregjet e sofistikuara me vlerë të shtuar të Evropës dhe më gjerë. /j.p/atsh