ATSH/ Enxhi Nikolla është një nga përfitueset e Programit të Mentorshipit Parlamentar, si bashkëpunim i Institutit Demokratik Amerikan (NDI) me Kuvendin e Shqipërisë, për të asistuar deputetët në përmbushjen me sukses të funksioneve të tyre legjislative dhe përfaqësuese.

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi vlerësoi sot modelin e të rinjve si Enxhi dhe motivimin e ambicien e tyre për të ardhmen.

“Prej disa muajsh punojmë së bashku dhe jam shumë e lumtur që kemi përpara një brez të ri kaq të edukuar, të përkushtuar, të motivuar e plot ide dhe ambicie për të ardhmen. Të rinjtë si Enxhi jo vetëm na frymëzojnë por na e shtojnë akoma më shumë përgjegjësinë që të punojmë fort për një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurt”, tha Kushi./m.m/j.p/