Gruaja e diktatorit të rrëzuar sirian, Asma al-Assad është diagnostikuar me leucemi dhe mjekët i kanë dhënë asaj shanset 50/50 për të mbijetuar, shkruan The Telegraph.
Bashkëshortja e Bashar al-Assad, po mbahet larg të tjerëve për të parandaluar infeksionin, sipas medias britanike.
Assad dhe gruaja e tij kërkuan azil në Moskë pasi regjimi brutal humbi kontrollin e tij në pushtet pas 13 viteve të luftës civile shkatërruese.
Presidenca e Sirisë njoftoi në maj të këtij viti se zonja e parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leuçemi mieloide akute, një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, thuhet se ka bërë kërkesë për divorc dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.
Ajo ka paraqitur dy kërkesa në një gjykatë ruse. Njëra kërkesë është për divorc, dhe së dyti, kërkon leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.tch



























