Kalaja e Elbasanit ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe dikur ka qenë kalaushtarake (castrum). Përmes saj kalon rruga e famshme Egnatia (Via Egnatia), e cila e ndan në dy pjesë kalanë. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture në 16.10.1948, nga Instituti i Shkencave, botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 95.[nevojitet citimi]
Kalaja e Elbasanit (Skampis-it) së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake e ekonomike të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme romake e më pas në atë otomane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimit.
Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore si: kulla e sahatit, hamami i grave, xhamia Mbret, kisha e Shën Mërisë etj.