Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij në aeroport.

 

 

Incidenti ndodhi në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo, Brazili jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.

 

Në videon e mëposhtme shihet qartë rrufeja që godet avionin.

 

 

 

 

Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.

https://twitter.com/i/status/1883076123724276169

Top Channel