Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Panamasë, ku një vajzë venezueliane vdiq dhe 20 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë e ngarkuar me emigrantë u mbyt teksa ishte nisur për në Kolumbi.

 

 

Anija ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara, tha Patrulla Kufitare.

 

Sipas një deklarate nga Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë.

 

 

Senafront tha se anija u mbyt në orët e para të së shtunës në brigjet e provincës autoktone bregdetare të Guna Yala, në verilindje të Panamasë, “për shkak të një dallge të fortë të shkaktuar nga moti i keq”.

 

Top Channel