Teksa na ndajnë pak javë nga data e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja ka prit në një takim një grup përfaqësuesish të OSCE në shqipëri. Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor dhe ecurisë së fushatës.

 

Kreu i bashkisë Z.Llatja thekson se ishte një bisedë e hapur mbi mbarëvajtjen e fushatës, respektimin e rregullave dhe garantimin e një procesi të qetë dhe të sigurt.