Nga Edlira Xherri
Elbasani konfirmon veten si qendër e rëndësishme e sportit të harkut në Shqipëri, duke triumfuar në Kampionatin e Parë Kombëtar për kategorinë Senior (djem & vajza), i zhvilluar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Harkut.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë katër skuadra: Elbasan Archery, Shoot with Archery, Studenti dhe Teuta Archery, me gjithsej 60 sportistë, përfshirë edhe pjesëmarrës nga Italia, që e kthyen garën në një ngjarje me karakter ndërkombëtar.
Elbasani u përfaqësua me dy ekipe: Elbasan Archery dhe Shoot with Archery, të cilat u renditën përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë, duke e kthyer këtë kampionat në një sukses të jashtëzakonshëm për qytetin.
🔝 Fituesit e Kampionatit:
🥇 Kleanca Tafa – Barebow (Vajza) | Elbasan Archery
🥈 Roden Nishku – Barebow | Shoot with Archery
🥉 Aska Balliu – Recurve
Ky është një moment historik për sportin e harkut në Shqipëri dhe një dëshmi e investimeve dhe përkushtimit të klubeve elbasanase në zhvillimin e këtij sporti. Organizatorët dhe sportistët u shprehën të kënaqur me ecurinë e aktivitetit dhe premtuan që ky kampionat të kthehet në një traditë vjetore.