Në ambientet e Klubit Shumësportësh Elbasan u zhvillua takimi vjetor i analizës sportive, ku u diskutua në detaje mbi ecurinë, sfidat dhe arritjet e sezonit që lamë pas.

 

Takimi u drejtua nga Artin Kovaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Elbasan, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes stafit teknik, sportistëve dhe institucionit për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë në sportin lokal.

Ndërkohë,Mirand Backa, drejtor i Klubit Shumësportësh Elbasan, vlerësoi punën e secilit anëtar të stafit dhe sportistëve, duke theksuar angazhimin për një tjetër sezon me më shumë arritje dhe standarde më të larta.

Gjatë analizës u evidentuan:

 

Vlerësimi i kontributit të trajnerëve dhe sportistëve,

 

Rritja e cilësisë sportive në të gjitha disiplinat,

 

Vendosja e objektivave të qarta për sezonin e ardhshëm.

 

 

Kovaçi falënderoi gjithë stafin e Klubit dhe shprehu angazhimin e tij për të mbështetur sportin në të gjitha nivelet: “Po punojmë për një sezon të ri sportiv me më shumë perspektivë dhe suksese. Së bashku jemi më të bashkuar dhe më të motivuar se kurrë.”

 

Klubi Shumësportësh Elbasan përfshin një sërë disiplinash si basketboll, volejboll, atletikë, peshëngritje, karate, boks, not, pingpong, hendboll, gjimnastikë dhe radioamatorizëm – duke u kthyer në një qendër të rëndësishme për edukimin fizik dhe frymën garuese në qytet.

Edlira Xherri