I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kryeministri Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën e mikpritjes që dha Familja Mbretërore për liderët e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale edhe foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s, pjesëmarrës në këtë samit.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të dakordësohen për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

/m.m//r.e//a.f/