Një tjetër mbrëmje magjike u dhurua për qytetarët e Elbasanit falë “Maratonës së Këngës”, e cila solli në sheshin qendror “El Summer Fest” – një festë plot ritëm, dritë dhe emocione.

 

Artistët më të njohur të momentit performuan për publikun e zjarrtë elbasanas, duke krijuar një atmosferë elektrizuese që u shoqërua me kërcime, duartrokitje dhe shumë entuziazëm.

 

Ky aktivitet është pjesë e një kalendari të pasur eventesh kulturore që zhvillohen në Elbasan, falë vëmendjes së veçantë që kryetari i bashkisë Gledian Llatja i kushton artit dhe kulturës.

 

Nën drejtimin e tij, qyteti është shndërruar në një hapësirë dinamike, ku eventet muzikore dhe artistike nuk mungojnë, duke ofruar spektakël dhe emocion për çdo brez.

 

Elbasani po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë të rëndësishme kulturore dhe argëtuese, duke i dhuruar qytetit jetë, ngjyra dhe vibrime verore.

Edlira Xherri