Parku “Rinia” në Elbasan u kthye mbrëmjen e djeshme në një hapësirë të gjallë dhe plot ngjyra, ku fëmijët ishin në qendër të vëmendjes. Lojëra tradicionale, aktivitete zbavitëse dhe argëtim për të gjitha moshat krijuan një atmosferë të veçantë që riktheu ndjesinë e fëmijërisë edhe për të rriturit.Këto aktivitete janë pjesë e kalendarit të pasur kulturor për muajin gusht, i cili po zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë Elbasan dhe Kryetarit Gledian Llatja, me synim krijimin e hapësirave të shëndetshme dhe argëtuese për komunitetin.Aktivitete të tilla do të vijojnë gjatë gjithë muajit, duke i dhënë Elbasanit gjallëri dhe duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur për kulturën, artin dhe familjen.