Nga data 3 deri më 7 shtator, në Stamboll zhvillohet Kampionati Ballkanik për Senior, një aktivitet prestigjioz që mbledh sportistët më të mirë të rajonit në sportin e ping pongut.
Shqipëria do të marrë pjesë me ekipin kombëtar, ku pjesë e tij janë edhe dy përfaqësues nga Klubi Shumësportësh Elbasan.
Greta Kovaçi, e cila do të udhëheqë ekipin si trajnere.
Eris Kokoneshi, që do të përfaqësojë me dinjitet Elbasanin dhe Shqipërinë si sportiste.
Ky përfaqësim në një kompeticion ndërkombëtar shihet si një arritje e rëndësishme për sportin lokal dhe një motivim i fuqishëm për gjeneratat e reja të ping pongut në Elbasan.
Klubi Shumësportësh Elbasan dhe komuniteti sportiv shprehin urimet e tyre për suksese në këtë garë të rëndësishme ballkanike.
Edlira Xherri