Kapela do të jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, të dielën më 7 shtator, deri në orën 18:00.
Atmosfera në Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”
Dy radhë janë krijuar për hyrje: njëra e rezervuar për punonjësit e Giorgio Armani-t, dhe tjetra për publikun e gjerë.
Ndër figurat e para që kanë bërë homazhet sot janë kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann së bashku me bashkëshorten Lavinia, presidenti i Federatës Italiane të Basketbollit, Gianni Petrucci, si dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.
Milano, por edhe bota, i thonë sot lamtumirën e fundit një prej ikonave më të mëdha të modës botërore.
Top Channel