Ky segment rrugor prej 43 kilometrash përfaqëson një investim strategjik që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit, duke krijuar gjithashtu mundësi reale zhvillimi për zonën përreth, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.
Kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale ndau përshtypjet e qytetarëve duke përmendur se ky segment ofron një udhëtim më të këndshëm në një kohë më të shkurtër.
“MIRËMËNGJES dhe me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të bukur.