Notarët e Klubit Shumësportësh “Elbasani” kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Kampionatin e Notit të zhvilluar në Durrës, duke sjellë medalje e trofe për qytetin.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga kategori të ndryshme moshe, ku notarët elbasanas u dalluan për paraqitjet e tyre të suksesshme.

 

Rezultatet e arritura:

 

Jakobo Xhindoli – vendi i parë në 200 m delfin dhe vendi i dytë në 100 m delfin (mosha deri në 14 vjeç)

 

Joan Kacollja – 4 vende të para (kategoria deri në 10 vjeç)

 

Ajlin Talelli – 2 vende të para dhe 2 vende të dyta (kategoria deri në 12 vjeç)

 

Amina Tola – vendi i dytë dhe vendi i tretë (kategoria deri në 12 vjeç)

 

Euan Gjevori – vendi i tretë (kategoria deri në 12 vjeç)

 

Ami Braho – vendi i tretë (kategoria deri në 14 vjeç)

 

Stafeta – vendi i tretë (kategoria deri në 12 vjeç)

 

 

Klubi Shumësportësh “Elbasani” vlerëson përkushtimin e sportistëve dhe trajnerëve, duke theksuar se këto arritje janë tregues i punës së palodhur dhe i përgatitjes serioze.

Edlira XHERRI