Klubi Shumësportësh Elbasani arriti rezultate të shkëlqyera në Kupën e Republikës në Peshëngritje, aktivitet i zhvilluar më 6 shtator 2025, duke u shpallur Nënkampion i Shqipërisë.
Sportistët elbasanas u dalluan me performancë të lartë në kategoritë e tyre, duke siguruar këto rezultate:
🥇 Franko Ferra – Kampion në peshat e rënda
🥇 Kejdi Tafani – Kampion në peshën e parë
🥈 Alban Hoxha – Nënkampion në peshën 88 kg
🥈 Albert Meta – Nënkampion në peshën 109 kg
Këto arritje janë një dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të sportistëve, të cilët mbështeten nga trajneri Ilir Çela, i cili ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të ekipit.
Klubi Shumësportësh Elbasani vazhdon të ngrejë lart emrin e qytetit në arenën sportive kombëtare, duke synuar sfida edhe më të mëdha në të ardhmen.
Edlira Xherri